Një stuhi e fuqishme ka shkaktuar dëme të shumta në disa vende të Evropës, duke përfshirë Francën, Italinë dhe Zvicrën.
Erërat e forta, reshjet intensive dhe breshëri i madh kanë dëmtuar automjete, banesa dhe pemë, ndërsa situata ka krijuar momente paniku për banorët.
Në Zvicër, breshëri i madh goditi disa zona, duke dëmtuar kopshtte dhe duke shkaktuar dëme të tjera materiale. Kokrrat e breshërit ishin jashtëzakonisht të mëdha, në përmasa të krahasueshme me një top tenisi, duke treguar intensitetin e rrallë të fenomenit atmosferik.
Edhe në Francë, erërat arritën shpejtësi deri në 90 milje në orë, rreth 145 kilometra në orë. Pamjet e publikuara tregojnë pemë të përkulura nga forca e erës dhe reshje të dendura që ‘godisnin’ rrugët.
Situata ishte veçanërisht e vështirë në rajonin Seine-et-Marne, ku një person u rrëzua në tokë ndërsa përpiqej të përballonte erërat e fuqishme. Në autostradën A36 pranë Besançon, një drejtues automjeti tregoi breshërin e madh që kishte depërtuar në automjet dhe kishte thyer xhamat.
















