Një 74-vjeçar është plagosur me mjete prerëse mëngjesin e sotëm, në ambientet e një pallati në rrugën “Aleksandri i Madh”, në Tiranë.
I plagosuri, shtetasi F. G., ishte administrator i pallatit ku banonte.
Në lidhje me ngjarjen është arrestuar 35-vjeçari Klevis Leka, banor i të njëjtit pallat, i dyshuar për plagosjen.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti për linjën e ujit të pijshëm në këtë pallat.
Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar si prova materiale një thikë dhe një motorsharrë, të dyshuara si mjetet e përdorura në ngjarje.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar rrethanat e plota të konfliktit dhe motivin e plagosjes.













