Pezullohet përkohësisht trafiku ajror në hapësirën ajrore shqiptare. Shkak dyshohet se është bërë një problem teknik në sistemin e radarëve të Albcontrol, i cili ka sjellë ndërprerje në monitorimin e trafikut ajror.
Për disa minuta, asnjë avion nuk është lejuar të fluturojë në hapësirën ajrore të Shqipërisë, as të ngrihet as të ulet, si masë sigurie deri në rikthimin e plotë të sistemeve.

Problemi teknik mund të sjellë vonesa në nisjet dhe mbërritjet në aeroportin e Rinasit, si edhe pritje të avionëve që ndodhen në fluturim, shtyrje të orareve apo, në varësi të kohëzgjatjes së ndërprerjes, edhe devijime të përkohshme të fluturimeve.













