Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në zonën e fushës së Lazaratit, në Gjirokastër.
Shërbimi zjarrfikës është vënë në dijeni pas një telefonate nga një qytetar. Menjëherë pas njoftimit, drejt zonës është nisur grupi i shërbimit të Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër.
Pas mbërritjes në vendngjarje, zjarrfikësit kanë konstatuar se zjarri ishte përhapur dhe kërkonte ndërhyrje të shpejtë. Për shuarjen e tij janë angazhuar tre grupe zjarrfikëse.
Sipas të dhënave paraprake, nga zjarri nuk janë shkaktuar dëme, ndërsa reagimi i shpejtë i zjarrfikësve ka parandaluar përhapjen e flakëve në zona të tjera.













