Edhe për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qendrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësira të pakta deri mesatare përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje në orët e mesditës.
Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët shtrëngata afatshkurtra në male shoqëruar më shkarkesa elektrike.
Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.
| Qyteti | 🌡️ Minimumi | 🔥 Maksimumi |
|---|---|---|
| Tiranë | 27°C | 35°C |
| Durrës | 25°C | 30°C |
| Shkodër | 25°C | 36°C |
| Vlorë | 27°C | 36°C |
| Fier | 25°C | 38°C |
| Elbasan | 27°C | 36°C |
| Gjirokastër | 25°C | 36°C |
| Korçë | 19°C | 34°C |
| Kukës | 25°C | 38°C |
| Lezhë | 24°C | 33°C |
Më të nxehtat: Fier dhe Kukës, deri në 38°C.
Më e freskëta: Durrësi, me maksimum rreth 30°C.













