Lajme

Musliu kritikon VV-në: Po e përdor sërish emrin e Hashim Thaçit për luftë politike

09/03/2026 22:54
nga:Genita C

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar VV-në, eksponentë të saj dhe zëra nga LDK-ja, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, për përdorimin e emrit të Hashim Thaçit në debatet politike, raporton GazetaBlic.

Musliu ka thënë se në kohën kur Thaçi po përballet me procesin gjyqësor në Hagë, politikanët duhet të tregojnë më shumë maturi dhe dinjitet.

Ajo e ka cilësuar përdorimin e tij për përplasje politike si “frikë politike” dhe “qyqarllëk”, duke kërkuar më pak politikë mbi kurrizin e ish-presidentit.