Një person ka mbetur i lënduar të enjten në Viti, pasi dyshohet se është therur me thikë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dy të dyshuar burra e kanë sulmuar me thikë viktimën, e cila më pas është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit.
“Lidhur me rastin, një i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri gjendet në arrati. Rasti në procedurë”, thuhet në raportin policor.


