Partia Demokratike e Kosovës mban aktivitet para Qeverisë. (Objekti i Qeverisë, ora 07:30)
Seanca përfundimtare në rastin e Ferhat Bejtullahu, i cili u godit nga një veturë që përfundoi tragjikisht me fatalitet. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 09:15)
Muzeu i Nënë Terezës në Prizren ju fton të merrni pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të Javës së Nënës Terezë 2026, e cila këtë vit i kushtohet temës së bamirësisë. (Muzeu i Nënë Terezës, Prizren, ora 11:00)
Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së mbajnë konferencë për media lidhur me organizimin e protestës më 12.09.2026 dhe pritjen e verdiktit përfundimtar nga Gjykata Speciale për kreret e UÇK-së. (Shoqata e Invalidëve të luftës së UÇK-së, selia e qendrore, kati i dytë, rruga UÇK-së, ora 11:00)


