Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka vendosur edhe në Suharekë “Orën e Pritjes”, e cila ka nisur numërimin mbrapsht drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në aktivitet morën pjesë Eliza Hoxha nga “Liria Ka Emër”, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përfaqësues politikë, aktivistë dhe qytetarë të shumtë.
Pas nisjes së “Orës së Pritjes”, në Suharekë u shpalos edhe baneri gjigant me mesazhin:
“Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”
Nga Suhareka u përcoll edhe një herë mesazhi se Kosova po pret drejtësi, liri dhe kthimin në atdhe të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Aktivitetet e “Liria Ka Emër” vazhdojnë drejt Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku qytetarët ftohen të bashkohen në mbështetje të çlirimtarëve dhe luftës së drejtë të UÇK-së.


