Arsenali ka konfirmuar se Gabriel Martinelli ka përfunduar një transferim te skuadra e Al Hilal.
Topçinjtë ranë dakord për një marrëveshje me vlerë 60 milionë funte plus bonuse për anësorin brazilian, i cili tani është bërë shtija më e shtrenjtë në historinë e Arsenalit.
“Të gjithë në Arsenal dëshirojnë të falënderojnë Martinellin për kontributin e tij në klub dhe t’i urojnë atij dhe familjes së tij gjithë të mirat në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e klubit, duke konfirmuar largimin e tij.
Martinelli u bashkua me Arsenalin në vitin 2019 dhe vazhdoi të luajë 278 ndeshje për Topçinjtë, duke shënuar 62 gola dhe duke fituar Kupën FA në vitin 2020 dhe Premier League sezonin e kaluar.
/GazetaBlic Sport


