Sporti

Nevil Dede: “Egnatia ka mësuar gjithë Shqipërinë të kënaqet me futbollin”

09/03/2026 23:40
nga:L J

Ditën e nesërme, prej orës 18:30 në stadiumin “Arena Egnatia”, do të “çelet” java e 3-të në Abissnet Superiore mes kampionëve të Shqipërisë dhe Skënderbeut. Në prag të këtij ballafaqimi, ka folur për media trajneri Nevil Dede.

Starti i ri i sezonit me 6 pikë pas 2 ndeshjesh në Superiore?

Do thoja shumë pozitiv. Kemi grumbulluar 6 pikë, golavarazhi është i kënaqshëm. Kjo është një plus i madh psikologjik për skuadrën.

Java e 3-të përballë Skënderbeut, si e vlerësoni kundërshtarin?

Vijmë nga një periudhë e vështirë. Nesër bëhen 15 ditë dhe ne fillojmë ndeshjen e 5-të. Rrotacioni ka qenë i pranishëm, ju e keni parë edhe në takimin e fundit ndaj Vorës.

Ekipi i Skënderbeut ka moshë relativisht të re, por mendojë se do të jetë një ndeshje shumë e luftuar. Ne jemi ata që duhet të mbrojmë titullin kampion. Çdo sukses i ynë, na bën që të tjerët të na shohin se kush jemi.

Ndikimi i tifozëve dhe rëndësia e tyre sa herë që luhen ndeshjet në Rrogozhinë?

Mendoj se është avantazhi më i madh për nesër. Ne luajmë në shtëpi, përballë dashamirësve dhe tifozëve tanë. Kjo mua më jep entuziazëm tjetër, sepse vetë lojtarët janë të motivuar.

Skuadra jonë, ka mësuar jo vetëm tifozët tanë, por gjithë Shqipërinë të kënaqet me futbollin që ne interpretojmë.

Nesër është dita që ne të kthehemi dhe te jemi te fjalia që thashë më parë, pra te standarti që na takon. Prandaj duhet t’i kënaqim tifozët. Ata janë mbështetja jonë, energjia jonë dhe gjithçka që ne kemi.