Skuadra e Ballkanit do të luajë ndaj ekipit finlandez, HJK U19 në UEFA Youth League, në raundin e parë kualifikues.
Ky duel do të luhet në Helsinki me 16 shtator, shkruan GazetaBlic Sport.
Kampionët kosovarë të gjeneratës U19 do ballafaqohen me një ekip mjaft të fortë, që në përbërje ka shumë shqiptarë.
Fillimisht trajner i HJK U19 për ndeshjet e UEFA-s është ish lojtari kosovar, Përparim Hetemaj, teksa në ekip luajnë edhe katër lojtarë shqiptarë.
Dion Dreshaj, Dion Zabergja, Florian Ferati, Lorik Seferi janë grumbulluar nga HJK u19 për ndeshjet e UEFA-s.
Vlen të theksohet se Dreshaj është veç 15 vjeçar dhe cilësohet si një futbollist shumë i talentuar nga i cili pritet shumë në të ardhmen.
/GazetaBlic Sport


