​Ari pëson rënie të fortë

Bota

​Ari pëson rënie të fortë

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 07:34
Fotoilustrim

Çmimi i arit ra dje. Në spot ari ra 1.1 për qind, në 4,422.91 dollarë për ons. Gjatë tregtimit, çmimi humbi mbi 2 për qind, duke zbritur deri në 4,364.99 dollarë. Kontratat amerikane të arit për dorëzim ranë 1.5 për qind, në 4,469.80 dollarë për ons, raportohet në tregjet ndërkombëtare.

Presioni ndaj metalit të çmuar u shtua pas publikimit të raportit për tregun amerikan të punës. Ekonomia e SHBA-së krijoi 162 mijë vende pune gjatë gushtit, ndërsa papunësia mbeti në 4.1 për qind.

Tregjet tani vlerësojnë rreth 65 për qind mundësi për ngritjen e normave bazë në mbledhjen e Rezervës Federale më 15 dhe 16 shtator.

Investitorët po presin të dhënat e tjera për inflacionin në SHBA, të cilat mund të përcaktojnë drejtimin e mëtejshëm të çmimit të arit.

Edhe metalet e tjera shënuan rwnie. Argjendi ra 1.7 për qind, në 65.79 dollarë për ons, platini 0.8 për qind, ndërsa paladiumi 1.6 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat