Moti në Shqipëri

Shqipëria

Moti në Shqipëri

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 08:14
Fotoilustrim

Shqipëria do të vijojë të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike edhe gjatë ditës së sotme.

Moti pritet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa temperaturat do të mbeten të larta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 4 m/s.

Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 12 m/s.

Në det pritet valëzim i forcës 1 deri në 3 ballë.

Kushtet e motit mbeten përgjithësisht të favorshme për një ditë me diell në pjesën më të madhe të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat