Pak pas mesnatës, një zjarr i rënë në zonën turistike të Syrit të Kaltër ka djegur 4 kioska tregtimi private. Ngjarja shkaktoi dëme materiale për pronarët e kioskave, duke qenë se flakët i shkrumbuan bizneset.
Megjithatë bëhet me dije se falë ndërhyrjes së menjëhershme të 3 mjeteve zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për më shumë se dy orë në terren, është bërë e mundur shuarja totale e flakëve.
Në vendngjarje kanë qenë prezente dhe 2 mjete policie së bashku me forca policore. Referuar hetimeve paraprake dyshohet se zjarri ka ndodhur për shkaqe të defekteve teknike.
Situata me flakët ka shkaktuar dëme dhe në fshatin Vadhizë të Fierit, ku bëhet me dije se dy makina policie janë shkrumbuar gjatë aksionit për të shuar zjarrin në zonë.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se , më datë 04.09.2026, duke konsideruar situatën emergjente të krijuar nga përhapja e zjarrit me shpejtësi, si dhe nevojën për evakuimin e shpejtë të banorëve që ishin në rrezik, disa prej punonjësve të Policisë Fier, si dhe të Komisariatit të Policisë Fier, janë nisur në drejtim të zonës së rrezikut me automjetet e tyre private. Nga ku bëhet me dije se dy prej tyre u përfshinë nga flakët.
“Në vijim të informacionit për zjarrin që nisi në fshatin Vadhizë, Njësia Administrative Qendër, Bashkia Fier, ju informojmë se, më datë 04.09.2026, duke konsideruar situatën emergjente të krijuar nga përhapja e zjarrit me shpejtësi, si dhe nevojën për evakuimin e shpejtë të banorëve që ishin në rrezik, disa prej punonjësve të Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, si dhe të Komisariatit të Policisë Fier, janë nisur në drejtim të zonës së rrezikut me automjetet e tyre private.
Për shkak të dinamikës dhe përshkallëzimit të zjarrit në një kohë të shpejtë dhe në një territor shumë të gjerë, si pjesë e dëmeve të shkaktuara nga zjarri, janë evidentuar edhe dy automjete personale të punonjësve të Komisariatit të Policisë Fier: nënkomisar A. V, i angazhuar me veprimet hetimore, si dhe inspektor A.R, i angazhuar me evakuimin e banorëve të rrezikuar.
Të dy automjetet e punonjësve të Policisë janë djegur plotësisht nga zjarri që përfshiu zonën ku këta të fundit po kryenin detyrat respektive” shkruhet në njoftimin e Policisë.
Makinat e djegura të efektivëve:
