Ilustrim
Dy persona arrestohen për vjedhje në një xhami në Lipjan
06.9.2026 - 09:29
Dy persona janë arrestuar më 05.09.2026, nën dyshimin se kanë hyrë në një objekt fetar (xhami) në Lipjan dhe kanë vjedhur para nga arka e bamirësisë.
Sipas Policisë, dy të dyshuarit, shtetas të Republikës së Shqipërisë, dyshohet se kanë përdorur një mjet të fortë për të hapur arkën e bamirësisë, nga e cila kanë marrë një shumë parash.
Pas veprimeve hetimore, Policia ka arritur t’i identifikojë dhe arrestojë të dyshuarit.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.