Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

I doli para me thikë kuzhine, shqiptari i merr hak marokenit në Itali, i shkon nga pas dhe e bën për spital, shkaku dyshohet një vajzë (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
I doli para me thikë kuzhine, shqiptari i merr hak marokenit në Itali,
Foto ilustruese

Debati mes një marokeni dhe shqiptari në Itali, për pak sa nuk përfundoi me vrasjen e të parit. Mediat italiane raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes rreth orës 22:00 ku Dy personat zbritën nga i njëjti tren në stacionin e Treviglios, ku marokenin e prisnin edhe dy miq të tij.

Referuar dëshmive paraprake mësohet se mes tyre nisi një debat që shumë shpejt u përshkallëzua në përplasje fizike, shkruajnë mediat e huaja. 

35-vjeçari maroken mbeti i plagosur rëndë pasi u godit me thikë nga 22-vjeçari shqiptar, i cili është arrestuar dhe ndodhet në burg, nën akuzën për tentativë vrasjeje.

Një dëshmitar, pronar i një lokali pranë stacionit, tha se kishte parë dy personat duke debatuar që në momentin kur zbritën nga treni. Sipas tij, 22-vjeçari shqiptar bërtiste dhe i kërcënonte me jetë marokenin dhe miqtë e tij.  “Do ju vras”, thoshte i riu.

Po ashtu raportohet se pamjet filmike të kamerave të sigurisë, kanë dokumentuar një pjesë të konfliktit në zonën e stacionit. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes nga karabinierët, 35-vjeçari dyshohet se kishte kërcënuar shqiptarin në nënkalim, duke përdorur një thikë të madhe kuzhine.

Për rrjedhojë, pak minuta më vonë, në një parkim në bulevardin Vittorio Veneto, pranë xhamisë, 22-vjeçari, i armatosur me dy thika, dyshohet se ndoqi 35-vjeçarin dhe e goditi në krah e në pjesën e mesit të shpinës.

35-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e Treviglios në gjendje të rëndë. Fatmirësisht bëhet me dije se dje gjendja e tij u stabilizua, por ai vijon të qëndrojë i shtruar nën kujdesin e mjekëve dhe me prognozë të rezervuar. Ndërsa 22-vjeçari shqiptar u vu në pranga që të enjten në mbrëmje nga karabinierët e Treviglios.

Hetuesit po përdorin pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave që ndodheshin në zonë për të rindërtuar të gjithë dinamikën e konfliktit.

I riu është marrë në pyetje në burg nga prokurorja Giulia Angeleri. Ai ka pranuar se e ka goditur me thikë 35-vjeçarin, por ka pretenduar se ka reaguar me thikë për t’u mbrojtur nga sulmi që i bëri marokeni më parë. Dyshimet e para janë se shkak i ngjarejs mund të jetë bërë një vajzë. Megjithatë hetimet po vijojnë dhe pritet që në vijim të kemi rrethana më të plota e të sakta të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese