Ndalohet një furgon me 20 gica në Kllokot, ishin pa dokumente
06.9.2026 - 10:28
Policia e Kosovës ka ndaluar më 05.09.2026, një automjet furgon me targa vendore, në të cilin po transportoheshin 20 krerë derra të vegjël (gica), pa dokumente përcjellëse.
Sipas Policisë, automjeti drejtohej nga një person i dyshuar, i cili është ndaluar nga njësiti policor në Kllokot.
Pas konsultimit me prokurorin, është iniciuar lënda e rastit. I dyshuari, së bashku me automjetin dhe kafshët, është liruar.
Ndërkohë, me procedurat e mëtejshme lidhur me rastin janë marrë zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).