Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Nisin fushatat në rrjet për lirimin e Joz Markut, VIP-at e duan jashtë qelisë: Nuk ka bërë asgjë! Ka marrë të drejtën e tij se iu sha familja (REAGIMET)

Shkruar nga Newsbomb
Nisin fushatat në rrjet për lirimin e Joz Markut, VIP-at e duan
Ilustrim: Jozefin Marku, reagimet krah tij

Një ditë pas arrestimit të Jozefin Marku, i njohur ndryshe dhe si Jozi, personazhe të njohura i kanë dalë në krah, duke kërkuar lirimin e tij.  Pas postimit të bërë nga influencerja Hatixhe Brika, këngëtari Seldi Qalliu ka dalë haptazi në mbështetje të Jozit, duke kërkuar lirimin e tij ndërsa shton se ai nuk ka bërë asgjë.

“I lirë Joz Marku. Nuk ka bërë asgjë, veçse ka marrë të drejtën që i takon pasi iu sha familja Live para të gjithëve” shkruan Seldi Qalliu në reagimin e bërë së fundmi në rrjet.

Nisin fushatat në rrjet për lirimin e Joz Markut, VIP-at e duan
 

Në lidhje me arrestimin e Jozit ka reaguar i irrituar dhe artisti G Bani.

“Portali JOQ paska bërë një karikaturë të Jozit, e po mundohen ta ulin. Nuk prisja diçka më shumë se duhet t’iu kenë dhënë lekë ato të Kosovës” shprehet G Bani në një video të shpërndarë së fundmi në rrjet.Ndërsa sot G Bani i ka dedikuar një postim në rrjet Jozit, për të cilin kërkon lirinë.

"Rrespekti për familje, për nder dhe për Shqipni, asht ma i fort nga ç’ do burg dhe ç’ do qeli" shkruan G Bani. 

Një tjetër reagim ka ardhur nga Kosova, ku ish-banori i “BBVK” i njohur dhe si këngëtar dasmash, Labinot Rexha shkruan se këngëtarët e popullores kurrë nuk e kanë ndërtuar imazhin me dhunë apo sjellje mafioze.

Nisin fushatat në rrjet për lirimin e Joz Markut, VIP-at e duan
 

Siç kemi raportuar dhe më parë, Jozefin Marku akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Veç Jozefin Markut dhe Kristjan Nikollit, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u shpallën në kërkim shtetasit Anton Huli, 48 vjeç dhe shtetasi K. V., 27 vjeç.

Sipas Policisë së Shtetit, këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë dhunuar shtetasin Eduart Kuçi, 26 vjeç, me pretendimin se ky i fundit kishte fyer një prej tyre në rrjetet sociale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese