Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vodhi shtëpi, biznese dhe mjete bashkë me të miturin, vihet në pranga 20-vjeçari në Shkodër, Policia i gjen drogë në banesë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Vodhi shtëpi, biznese dhe mjete bashkë me të miturin, vihet
Foto ilustruese

Është vënë në pranga ditën e sotme 20 vjeçarin Xhuljan Rrethaj në Shkodër, i cili në bashkëpunim me një të mitur ka kryer disa vjedhje në qytetin në fjalë si dhe në Velipojë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në periudha të ndryshme, në qytetin e Shkodrës dhe në Velipojë, 20-vjeçari, banues në Grudë të Re, ka kryer disa raste vjedhjeje, konkretisht motomjete, një biçikletë elektrike, një celular dhe një shumë parash në një lokal.

Ndërsa bëhet me dije se gjatë kontrollit në banesën e 20-vjeçarit, efektivët e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis sativa. Po ashtu janë sekuestruar 2 motomjete të dyshuara të vjedhura.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Recently”; zbardhen disa raste vjedhjeje.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike, e gjetur në banesën e tij, si dhe 2 motomjete të dyshuara të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i veprimeve hetimore për zbardhjen e rasteve të vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, finalizuan operacionin policor të koduar “Recently”, gjatë të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

- Xh. Rr., 20 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 20-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas të mitur, në periudha të ndryshme, në qytetin e Shkodrës dhe në Velipojë, ka kryer disa raste vjedhjeje, konkretisht motomjete, një biçikletë elektrike, një celular dhe një shumë parash në një lokal.

Motomjetet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit në banesën e 20-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis sativa.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer i arrestuari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese