Ramos: U ambientova menjëherë

Futboll

Ramos: U ambientova menjëherë

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 11:56
Ramos

Sulmuesi i ri i Milanit tregon për “DAZN” përshtatjen e shpejtë me skuadrën dhe marrëdhënien me shokët e rinj të ekipit. Nuk është asnjëherë e lehtë të përshtatesh me një skuadër të re, sidomos kur vjen nga një kampionat tjetër.

Megjithatë, kjo nuk duket se ka qenë problem për sulmuesin e ri të Milanit, Gonçalo Ramos. Portugezi është ambientuar menjëherë me grupin dhe shokët e rinj të skuadrës. Numri 9 i kuqezinjve ka folur për këtë eksperiencë në një intervistë për “DAZN”, në prag të supersfidës të së dielës në mbrëmje ndaj Juventusit, në Torino.

Duke folur për ambientimin dhe marrëdhënien me shokët e rinj të skuadrës, Ramos u shpreh: “Marrëdhënien më të mirë e kisha me Rafa Leaon, por tani ai është larguar te një klub tjetër. Në përgjithësi, ndihem mirë me të gjithë. Në dhomën e zhveshjes kemi shumë lojtarë që flasin frëngjisht, ndërsa Diego Moreira flet me mua në portugalisht.

Me Mario Gilën flasim spanjisht. Edhe me Çukvuezen kam një marrëdhënie të mirë, por në përgjithësi flas me të gjithë. Është e lehtë të jesh në dhomën tonë të zhveshjes dhe në skuadrën tonë”.

Në lidhje me këtë transferim, babait i Gonçalo Ramosit pak kohë më parë u shpreh: “Milani ishte klubi i tij i preferuar. Ai u rrit duke parë Milanin të fitonte gjithçka dhe ëndrra e tij ishte që një ditë të luante për Milanin.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat