Ngërçi për pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debatin për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke deklaruar se Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk mund të vendosin në mënyrë të pavarur për mënyrën e financimit të pagave.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se fondi për pagat propozohet nga pushteti ekzekutiv dhe miratohet nga Kuvendi.
Sipas kryeministrit, edhe Gjykata Kushtetuese është në pritje të zbatimit nga Parlamenti të një vendimi të saj lidhur me pagat në sistemin e drejtësisë.
“Secili institucion në vendin e vet. Fondin e pagave të pushtetit gjyqësor e propozon pushtetit ekzekutiv dhe e miraton pushteti legjislativ. E kur vetë Gjykata Kushtetuese pret parlamentin të ekzekutojë vendimin e saj për pagat e gjyqësorit dhe nuk kuturiset të hapë vetë derën e thesarit të shtetit, çdo koment tjetër është në rastin më të mirë humbje kohe dhe në më të keqin as mos e pyet se ç’është…”, shkruan Rama.
Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit
Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës në Sarandë, 20 të arrestuar
Arrestohet 20-vjeçari në Shkodër, dyshohet për disa vjedhje, policia i gjen drogë në banesë
- 12:40 Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit
- 12:34 Dokumenti i BE: Rusia i dërgon fëmijët e rrëmbyer ukrainas në një kamp në Korenë e Veriut
- 12:00 Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës në Sarandë, 20 të arrestuar
- 11:36 Arrestohet 20-vjeçari në Shkodër, dyshohet për disa vjedhje, policia i gjen drogë në banesë
- 11:10 Ministria e Mbrojtjes: 32 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive në disa zona të vendit
- 11:04 Irani sulmon dronin detar amerikan në Ngushticën e Hormuzit