Ekipi i tij la pikë përballë Schalke 04, Kompany nuk e bën dramë

Futboll

Ekipi i tij la pikë përballë Schalke 04, Kompany nuk e bën dramë

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 12:52
Vincent Kompany

Schalke 04 dhe Bayern Munih barazuan mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Bundesligës.

Sfida përfundoi me shifrat 0-0, me vendasit që ia dolën të “korrnin” 1 pikë të rëndësishme.

Ndërsa pas këtij dueli, ka folur edhe trajneri bavarez Vincent Kompany.

Ky i fundit nuk e ka bërë dramë këtë hap fals të të tijëve, duke uruar edhe kundërshtarin për performancën.

“Para se gjithash, urime Schalke. Djemtë luftuan, krijuan raste, por përballë kishim një skuadër kompakte dhe agresive. Kundërshtari e meritoi pikën, ndërsa ne duhet të mendojmë si të shënojmë gola herën tjetër”, tha Kompany.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat