Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Paqja mes Rusisë dhe Ukrainës në pikëpyetje, këshilltari i Zelenskyt paralajmëron për përshkallëzim: Do rrisim sasinë e sulmeve (INTERVISTA)

Shkruar nga Newsbomb
Paqja mes Rusisë dhe Ukrainës në pikëpyetje,
Serhii Beskrestnov

Në një kohë kur negociatat për të arritur paqen pas më shumë se katër vitesh bombardime mes Ukrainës dhe Rusisë, një deklaratë e papritur e ardhur nga këshilltari i presidentit ukrainas, Serhii Beskrestnov po thyen rrjetin.

“Aksush nuk do të fitojë në këtë luftë” mësohet të ketë thënë Beskrestnov në një intervistë të dhënë për “The Guardian”.

“Tani, kjo është një luftë qytetesh, një luftë infrastrukture” tha Beskrestnov për gazetën Guardian, duke përshkruar një konflikt që në thelb është bllokuar në vijën e frontit, me civilë në rrezik në rritje qindra milje larg.

“Në këtë luftë, askush nuk do ta fitojë këtë lojë, sepse të dy vendet, pas luftës, do të kenë shkatërruar ekonominë dhe infrastrukturën. Pra, është budallallëk. Ne duhet ta ndalojmë këtë luftë. Ne i propozuam Rusisë ta ndalonte këtë luftë, por Rusia nuk do të ndalet”, shtoi më tej këshilltari i Zelenskyt, i cili i befasoi të gjithë me deklaratën e tij.

Po ashtu, Serhii Beskrestnov, i njohur gjerësisht me shenjën e tij të thirrjes, Flash, u shpreh i shqetësuar  për perspektivat e Kievit këtë dimër dhe sugjeroi që të moshuarit duhet të evakuohen në rast se bombardimet ruse do të ndërpresin furnizimin me energji të kryeqytetit.

Ukrainës i mungojnë në mënyrë të dëshpëruar raketat mbrojtëse ajrore Patriot të SHBA-së, arma kryesore e aftë për të ndaluar raketat balistike, dhe Beskrestnov tha se nuk ishte i sigurt nëse Zelenskyy mund të siguronte mjaftueshëm nga jashtë për të parandaluar një krizë. Muajin e kaluar, presidenti tha se donte të siguronte 300 raketa mbrojtëse Patriot për dimrin.

Beskrestnov parashikoi se Ukraina do ta sulmonte Rusinë gjithnjë e më shumë me sulme të thella, duke vazhduar një fushatë që ka rezultuar në bombardimin e fabrikave, depove dhe rafinerive të naftës.

“Ne kemi një objektiv nga presidenti ynë për të rritur sasinë e sulmeve në 1,000 në ditë”, tha ai, duke u rritur nga niveli aktual prej rreth 300.

Siç raportuam dhe mëngjesin e sotëm, ndonëse Putini u dakordësua për armëpushim dhe u shpreh se Ukrainë nuk do të goditej për 3 ditë, raportohet se Rusia ka vijuar sulmet me dronë ndaj Ukrainës.

Sipas mediave ukrainase, bëhet me dije se një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në rajonin e Zaporizhzhias. Viktima mësohet se është një 74-vjeçar, i cili humbi jetën pas një sulmi me dronë. Goditjet u pasuan dhe me dëmtime të shumta të godinave të ndryshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese