Policia e Tiranës shton kontrollet ndaj makinave luksoze, verifikohet burimi i pasurisë

6 Shtator 2026 | 13:19

Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze në kryeqytet, me fokus të veçantë te origjina, pronësia dhe burimi i të ardhurave me të cilat janë blerë.

Sipas Policisë, aksioni synon identifikimin e automjeteve që mund të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale, si dhe parandalimin e trafikimit të paligjshëm të tyre.

Në kuadër të kontrolleve, strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Policinë Rrugore, kanë kontrolluar dhjetëra automjete luksoze në zona të ndryshme të Tiranës.

“Për verifikimin e mjeteve është përdorur një aparaturë e posaçme, përmes së cilës kontrollohen të dhënat identifikuese të automjeteve. Pas verifikimit në sistem, Policia ka kryer kontrolle të mëtejshme mbi pronësinë, origjinën dhe historikun e blerjes, shitjes dhe posedimit të tyre.

Në fokus të hetimeve kanë qenë gjithashtu burimet financiare të përdorura për blerjen e automjeteve, me qëllim evidentimin e rasteve kur pasuria mund të ketë ardhur nga aktiviteti kriminal.

Autoritetet kanë verifikuar edhe nëse automjetet e kontrolluara mund të jenë pjesë e skemave të trafikimit të paligjshëm”, bën me dije policia.

Në përfundim të verifikimeve, materialet procedurale janë referuar në Prokurori, e cila pritet të vijojë hetimet dhe veprimet e mëtejshme ligjore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi për pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debatin për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke deklaruar se Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë...
12:45 | 06/09/2026

Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

Gjykata e Vlorës pritet të zhvillojë seancat për caktimin e masave të sigurisë ndaj personave të arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një...
12:40 | 06/09/2026

Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës në Sarandë, 20 të arrestuar

Një operacion i gjerë antidrogë është finalizuar në Sarandë pas një hetimi proaktiv dy mujor të zhvilluar nga Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë. Operacioni, i...
12:00 | 06/09/2026