Shkodër, zjarri në Bardhaj aktiv prej 24 orësh, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri

6 Shtator 2026 | 13:44

Zjarri në kodrat e Bardhajve në Shkodër vijon të jetë aktiv prej më shumë se 24 orësh, ndërsa situata mbetet problematike për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve të favorshme për përhapjen e flakëve.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të pyllëzuara, duke iu afruar edhe zonave pranë banesave. Banorët e zonës thonë se zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore dhe pronat e tyre.

Zef Dushi, banor i zonës, tregon se pranë banesës së tij janë djegur ullinj dhe mjete bujqësore, ndërsa apelon për ndërhyrje dhe mbështetje nga shteti.

Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri për shuarjen e vatrave, pasi terreni i vështirë e bën të komplikuar ndërhyrjen e mjeteve tokësore.

Në terren vijon të jetë e angazhuar një forcë e konsiderueshme zjarrfikësish dhe efektivësh të ushtrisë, të cilët po punojnë për izolimin e vatrave dhe vënien e situatës nën kontroll.

Ndërkohë, për shkak të përhapjes së flakëve në zonat e pyllëzuara dhe terrenit të thyer, ndërhyrja nga ajri shihet si një nga mënyrat më efektive për të frenuar përparimin e zjarrit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Tiranës shton kontrollet ndaj makinave luksoze, verifikohet burimi i pasurisë

Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze në kryeqytet, me fokus të veçantë te origjina, pronësia dhe burimi i të ardhurave me të cilat...
13:19 | 06/09/2026

Ngërçi për pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debatin për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke deklaruar se Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë...
12:45 | 06/09/2026

Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

Gjykata e Vlorës pritet të zhvillojë seancat për caktimin e masave të sigurisë ndaj personave të arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një...
12:40 | 06/09/2026