Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Pasditen e së martës ligjvënësit rikthehen në Kuvend, vera kaloi për socialistët me bllok dhe stilolaps në duar, çfarë pritet të diskutohet

Shkruar nga Newsbomb
Pasditen e së martës ligjvënësit rikthehen në Kuvend,
Deputetet socialiste gjate takimeve me qytetaret

Pasditen e së martës ligjvënësit shqiptarë do të rikthehen në Kuvendin e Shqipërisë. Pas pushimeve të verës, deputetët mazhoritarë dhe opozitarë do t’ia nisin punimeve pasditen e 8 shtatorit në orën 17:00.

Burime për mediat bëjnë me dije se punimet e këtij sesioni të tretë të legjislaturës pritet të hapen me propozimet e reja të socialistëve sa i përket reformës territoriale. Temë e nxehtë e cila ka shoqëruar këtë verë që lamë pas ku  “zhdukja” e bashkive të vogla ka sjellë një sërë protestash anë e mbanë vendit.

Ndonëse kjo ndarja e re është argumentuar nga socialistët si një “e mirë” që do t’i bëhet komunitetit, vetë këta të fundit janë shprehur kundër duke mos dashur të bëhen pjesë e bashkive të mëdha.

Pasditen e së martës ligjvënësit rikthehen në Kuvend,

Ndërkohë që këto muaj pritet të jenë të ashpra, kjo pasi pranverën e 2027 vendi do të shkojë në zgjedhjet lokale. Vetë socialistët kanë nisur prej javësh motorët, ku ka qenë kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Rama, ai i cili u ka vendosur ultimatum deputetëve të tij që të jenë më pranë qytetarëve dhe të merren me problemet e tyre.

Në vazhdën e këtyre zhvillimeve dhe për të arritur sa më pranë qytetarit, qeveria njoftoi edhe platformën më të re “Pasqyrë Albania” e cila është ndarë në disa sesione, kjo me qëllim që vetë shqiptarët të kenë një vend ku dhe të depozitojnë në kohë reale të gjitha problemet dhe shqetësimet që ata kanë.

Madje vetë deputetët socialistë, ashtu sikurse Rama e njoftoi në mbledhjen e Grupit Parlamentar se çdo të premte do të vijojnë takime me banorët në zonat e tyre elektorale, ata kanë vendosur në “vend” fjalën e kryeministrin dhe me blloqe e stilolapsa në duar po vazhdojnë të shënojnë hallet e atyre që i kanë votuar, por jo vetëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese