Ditë e veçantë për Juljan Shehun!
Dita e sotme është festë për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Juljan Shehun.
Ky i fundit feston sot ditëlindjen e tij të 28-të, ndërsa urimet në rrjet kanë qenë të shumta.
Sigurisht që nuk ka munguar edhe urimi nga Federata Shqiptare e Futbollit. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, FSHF shkruan për Shehun: “U bëfsh 100 vjeç”.
Kujtojmë se Shehu ka 11 ndeshje me fanellën kuqezi.
Ai u kthye në një titullar absolut me trajnerin Sylvinho, gjë që pritet të ndodhë edhe me teknikun e ri, Rolando Maran.