Shkodër/ Zjarri në Myselim dhe kodrat e Bardhajt, flakët u afrohen banesave

Shqipëria

Shkodër/ Zjarri në Myselim dhe kodrat e Bardhajt, flakët u afrohen banesave

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 14:16
Fotoilustrim

Prej më shumë se 24 orësh vijon të jetë aktiv zjarri në zonën e Myselimit, në njësinë Postrribë, dhe në kodrat e Bardhajve, në njësinë Rrethina, të Bashkisë Shkodër.

Flakët po përhapen në një sipërfaqe pyjore me pisha, ndërsa era e fortë dhe terreni i thyer po vështirësojnë ndërhyrjen e mjeteve.

Në Bardhaj, zjarri, për shkak të erës dhe terrenit të vështirë për ndërhyrje, ka përparuar drejt banesave. Një nga banorët e zonës shprehet se i janë dëmtuar ullishtet dhe makineritë e punës.

Në terren janë angazhuar forca zjarrfikëse, të ndihmuara edhe nga reparti i Vau-Dejës, si dhe një helikopter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat