Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarrfikësit në luftë me kohën për të normalizuar situatën me flakët, fieraku DENONCON: Në Pishtan zjarri ndizet qëllimisht

Shkruar nga Newsbomb
Zjarrfikësit në luftë me kohën për të normalizuar
Zjarri aktiv në Pishtan

Një ditë pasi policia ka vënë në pranga dy persona për zjarrvënie në Fier, një banor nga Peshtani ka denoncuar se zjarri po ndizet qëllimisht. Sipas banorit, i cili ka zgjedhur të ruajë anonimitetin e tij, bëhet me dije se gjatë ditës së sotme janë shfaqur vatra zjarri aktive në zonat e pyllit ku dje u shuajt zjarri.

Sakaq, kujtojmë se dje policia si rezultat i veprimeve të shpejta në lidhje me zjarrin e rënë në një sipërfaqe toke në fshatin Daullas, arrestuan në flagrancë, pranë vatrës së zjarrit, shtetasin A. G., 50 vjeç, i cili kishte ndezur zjarr në tokën në pronësi të tij, me qëllim djegien e shkurreve. Si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me bimësi.

Gjithashtu, bëhet me dije se dhe në fshatin Kreshpan, shërbimet e Policisë kanë identifikuan dhe kapën pranë një vatre zjarri, në tokën në pronësi të tij, shtetasin Q. Y, i cili kishte deklaruar se kishte ndezur zjarr për djegien e mbetjeve, por si pasojë e erës së fortë, flakët janë përhapur dhe kanë dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar disa banesa, si dhe është përfshirë nga flakët një sipërfaqe e madhe me bimësi. Për shkak të moshës, shtetasi Q. Y. është proceduar penalisht.

Ndërkohë që zjarrfikësit janë në luftë me kohën për të shuar të gjitha vatrat e zjarrit që janë aktive në mbarë vendin, denoncime të tilla ngrenë dyshime për situatat me zjarret, të cilat të premten që lamë rrezikuan banesat si dhe jetët e banorëve, në zonën e Levanit. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese