Klubi i Kategorisë së Parë transferon një sulmues afrikan

Futboll

Klubi i Kategorisë së Parë transferon një sulmues afrikan

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 15:02
Ipehe Williams

Ipehe Williams është futbollisti më i ri i Orikut. Sulmuesi 25-vjeçar vendosi që të largohej nga armenët e FC Hayk, për të nisur një aventurë të re në Kategorinë e Parë të Shqipëri.

Me klubin e ri, futbollisti nga Bregu i Fildishtë ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Ndërsa lajmin për transferimin e ka bërë të ditur vetë klubi i Orikut në rrjetet sociale.

NJOFTIMI:

KF Oriku ka kënaqësinë të prezantojë Williams Ipehe si përforcimin më të ri të skuadrës. Qendërsulmuesi 25-vjeçar vjen nga Bregu i Fildishtë, ndërsa pjesën më të madhe të karrierës e ka zhvilluar në Armeni, ku ka luajtur për Artsakh, FC Van dhe FC Hayk.

Ipehe do të jetë pjesë e klubit tonë për dy sezonet e ardhshme, me synimin për të ndihmuar skuadrën me golat e tij. Bomberi është gati të japë kontributin e tij që në sfidën e parë të kampionatit, nesër ndaj Korabit. Mirë se vjen, Williams! Sa më shumë gola e fitore bashkë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat