• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pasqyra e fasadës dhe ajo e realitetit

by Bota Bota
August 26, 2026
in Aktualitet, Kryesore, OP-ED, Politike
Pasqyra e fasadës dhe ajo e realitetit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ilir Kalemaj

Është “ekonomia budalla” ka ngelur si një prej fabulave elektorale më të suksesshme përdorur asokohe nga guvernatori pak i njohur i Arkansansit Bill Klinton i cili sfidonte presidentin e suksesshëm amerikan Xhorxh Bush dhe e cila ngjiti menjëherë duke u kthyer në një ngjarje që shërben si leksion që edhe udhëheqës të mëdhenj dhe në dukje të pathyeshëm mund të humbasin përballë fokusimit në elementë të rëndësishëm që përkthehen në programe të besueshme por që natyrisht kanë nevojë për një fabul elektorale që përkthehet përmes 2-3 mesazheve qendrore që memorizohen lehtë nga votuesit.

Xhejms Karvill që ishte truri i fushatës së Klinton dhe një nga strategjistët më të mirë demokratë krahas kësaj, kishte dhe dy parulla të tjera si “ndryshim apo e njëjta gjellë” (që u përdor më vonë dhe nga Obama verbatim, si dhe “mos harroni shëndetësinë”. Këto tre parulla, por sidomos e para që nënkuptonte që njerëzit kanë në mendje punësimin dhe paratë kur votojnë ishin pikë kthese.

E njëjta gjë kishte ndodhur rreth gjysmë shekulli më parë kur Klement Atli suprizoi mbarë botën kur mundi mitikun Çurçill, madje thellë fill pas luftës së dytë botërore ku laburistët morën rreth 393 vende në Dhomën e Komuneve, kundrejt afërsisht 200 të konservatorëve. Rezultati u shpall më 26 korrik 1945, ndërsa Çurçill ndodhej ende në Konferencën e Potsdamit, kështu që Atli e zëvendësoi atë në mes të bisedimeve me Trumanin dhe Stalinin. Arsyeja kryesore ishte se ndërsa britanikët e vlerësonin Çurçillin si udhëheqës lufte, Atli bindi duke e “shitur” programin laburist për një shëndetësi publike falas, strehim dhe punësim të plotë, bazuar te Raporti Beveridge. Megjithatë Çurçill u kthye në pushtet më 1951.

Shembujt e mësipërm janë të rëndësishëm për të kuptuar se ekonomia dhe politika janë dy anë të së njëjtës medalje por edhe një “armë elektorale” e përjetshme kur përdoret si duhet për të prekur “nervin” e shoqërisë.

Ndërkohë rëndom në debatet publike të politikanëve apo në media, politika dhe ekonomia trajtohen veçmas, shpesh të ndara si me bisturi kirurgu, pa marrë parasysh kontekstin ndërveprues mes tyre.

Që nga determinizmi marksist, të cilën dikur Lin Biao e kishte perifrazuar jo keq kur shprehej se “politika është veçse forma e koncentruar e kapitalit”, deri te idetë klasike apo neoklasike të laissez-faire, lidhja organike mes politikës dhe ekonomisë ka qenë gjithmonë simbiotike dhe e nevojshme për të kuptuar, analizuar dhe hulumtuar marrëdhëniet shoqërore, ndërveprimin e tyre dhe efektet te jeta e individit. Idetë ekonomike sikundër thotë Kejnsi udhëheqin politikën. Por nga ana tjetër, ashtu idetë ekonomike janë gjithashtu burimi i politikës dhe interesave të cilat ajo u shërben. Sikundër shprehet J. Galbraith “ndarja e ekonomisë nga politika dhe nga motivimi ekonomik është një gjë sterile. Ajo gjithashtu është një mbulesë për realitetin e pushtetit ekonomik dhe motivimin. Dhe është gjithashtu një burim primar mosgjykimi dhe gabimi në politikën ekonomike.”

Fjalë këto që duhen mbajtur parasysh veçanërisht kur analizohet fuqia strukturore që përcjell veçanërisht pushteti ekonomik, shpesh i kamufluar nën një maskë impersonale që duket se është larg të diktuarit direkt apo indirekt të politikës së ditës. Për ta bërë më konkrete këtë mund të marrim si shembull kompanitë shumë-kombëshe të cilat shpesh janë vitale për ekonominë e një vendi për shkak të kapitaleve që sjellin dhe vendeve të punës që hapin sidomos në fazat e para të investimit.

Jo rastësisht kur shpesh mendojmë për lidhjet mes biznesit dhe politikës, mendja na shkon te fytyrat apo emri i biznesmenëve vendas dhe shpesh flitet për lidhje të shkurtra biznes-media-politikë. Kjo është njëra anë e medaljes, ajo e dukshmja, ndërsa fuqi mjaft më të madhe ushtrojnë korporatat apo kompani shumë-kombëshe, megjithëse kjo jo domosdoshmërisht këtu te ne, për shkak të investimeve ende të papërfillshme krahasuar qoftë edhe me vendet e rajonit.

Një element tjetër i rëndësishëm në binomin politikë-ekonomi (apo biznes) është politika monetare dhe fiskale, si mjete pushteti korrektues që ka në dorë pushteti politik për të rregulluar apo derregulluar kapitalin, tregjet apo financat e një vendi. Qasjet, ndonëse të ndryshme në këtë pikë, janë gjithsesi komplimentare të njëra-tjetrës, pasi edhe ekonomia në përgjithësi është ciklike dhe nuk mjafton një politikë e ngurtë, lineare dhe me mungesë fleksibiliteti për të përballuar ciklet e suksesit dhe krizave.

Një shembull i kësaj është se, qoftë maksimizimi i vëmendjes ndaj politikës monetare, veprimit të së cilit i atribuohet veçanërisht kontrolli i çmimeve sipas M. Fridmanit, një prej avokatëve më të mëdhenj të gjysëm-shekullit të 20-të të lirisë dhe zgjedhjeve individuale dhe shtetit minimal, qoftë theksi i Kejnsit për asimetrinë e veprimeve politike të kërkuara për të stabilizuar kërkesën dhe ulur papunësinë dhe vëmendja e tij ndaj politikës fiskale në veçanti, janë të dyja të nevojshme si shkolla të mendimit politik për të adresuar problematikën politike të ditës.

Akoma më tej, rryma të tilla mendimi ekonomik janë të nevojshme për të gjeneruar debat për informimin sa më të mirë të opinionit publik, i cili kësisoj do ishte edhe më kërkues ndaj kandidatëve për përfaqësues në zgjedhjet e ardhshme. Kjo dhe në raport me statusin e tij social dhe ekonomik, gjë që do ta bënte më të vëmendshëm ndaj programeve të qarta elektorale dhe axhendave qeverisëse që përputhen me to dhe do shmangte deri diku prirjet partizane dhe besnikërinë pasionante ndaj iks apo ypsilon lideri.

E thënë me fjalë të tjera, përpunimi i programeve jo thjesht për konsum partiak (apo akoma më keq si dekor) por edhe për qeverisje reale (nëse do jepet shansi) dhe informimi adekuat i publikut mbi politikat qartazi të majta apo të djathta të faktorëve dhe aktorëve politikë, do mundësonte dhe një rritje të vëmendjes së qytetarëve të këtij vendi ndaj politikës dhe aktit të shenjtë të votës.

Nëse cilido prej nesh do kishte një informim të plotë mbi filozofinë politike dhe ekonomike që ka cilado parti apo kamp politik, duke përfshirë ndër të tjera çështje të tilla si prona, taksat, politikat sociale, arsimi, shëndetësia, siguria publike, zhvillimi ekonomik, çështjet socio-kulturore e me radhë, të gjithë do ishim dyfish më të përgatitur për të votuar, kërkuar llogari (në rast mospërmbushje të premtimeve apo shmangie ndaj mesazhit elektoral) dhe gjithashtu do shtohej besimi ndaj klasës politike në përgjithësi. Këto janë çështje themelore, të pakoha dhe me valencë në debatin publik, të tjerat janë “pasqyra” si ato që kolonizatorët u çuan indigjenëve dhe në këmbim u morën arin apo Diella që as ndezin entuziazëm dhe as ngrohin xhepin e qytetarëve.

Tags: Edi Ramafasadailir kalemajpasqyra
Previous Post

“Kemi 30 mln euro mall”, media belge zbërthen dosjen e “Cinco”-s dhe mesazhin për Edi Ramën

Next Post

Po transportonte armë zjarri për shitje në Tiranë, arrestohet te “Kthesa e Kamzës” 26-vjeçari

Bota Bota

Bota Bota

Next Post
Po transportonte armë zjarri për shitje në Tiranë, arrestohet te “Kthesa e Kamzës” 26-vjeçari

Po transportonte armë zjarri për shitje në Tiranë, arrestohet te “Kthesa e Kamzës” 26-vjeçari

TË FUNDIT

Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, vijon rreziku i banesave

Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, vijon rreziku i banesave

September 6, 2026
Penalltia e humbur dhe paraqitja e dobët, Mbappe nën kritika pas disfatës ndaj Betisit

Penalltia e humbur dhe paraqitja e dobët, Mbappe nën kritika pas disfatës ndaj Betisit

September 6, 2026
Sot dita e 99-të e revoltës! Protuestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Do të gjuajmë me vezë tek Parlamenti

Sot dita e 99-të e revoltës! Protuestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Do të gjuajmë me vezë tek Parlamenti

September 6, 2026
Sherri mes biznesmenëve në Vlorë, gjykata jep masat për të arrestuarit

Sherri mes biznesmenëve në Vlorë, gjykata jep masat për të arrestuarit

September 6, 2026
Dy “skifterë” shqiptarë grabisin shtëpinë e biznesmenes së njohur spanjolle, kapen mat nga pronarja (Video)

Dy “skifterë” shqiptarë grabisin shtëpinë e biznesmenes së njohur spanjolle, kapen mat nga pronarja (Video)

September 6, 2026
Zjarr në Çërrilë të Mallakastrës, përfshihen nga flakët sipërfaqe me pisha dhe ullishte

Zjarr në Çërrilë të Mallakastrës, përfshihen nga flakët sipërfaqe me pisha dhe ullishte

September 6, 2026
Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

September 6, 2026
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

September 6, 2026
Urrejtja ka arritur kulmin, Odesa drejt ndalimit të gjuhës ruse në arte

Urrejtja ka arritur kulmin, Odesa drejt ndalimit të gjuhës ruse në arte

September 6, 2026
Rama: Veliaj ishte talent, por e hëngri pushteti!

Rama: Veliaj ishte talent, por e hëngri pushteti!

September 6, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre, autori kapet pak minuta pas ngjarjes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL