Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Ergys Agasit, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes së AKSHI-t.
Pas prangosjes, organet e drejtësisë kanë nisur menjëherë veprimet procedurale, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se e kanë ndihmuar gjatë kohës që ishte në arrati.
Ergys Agasi po merret në pyetje nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), teksa ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.













