• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

KLGJ rrit pagat e gjyqtarëve me 65 mijë lekë, vendimi hyn në fuqi nga 1 gushti dhe përplas sërish drejtësinë me qeverinë

by Lajm Lajm
August 26, 2026
in Aktualitet, Kryesore
KLGJ rrit pagat e gjyqtarëve me 65 mijë lekë, vendimi hyn në fuqi nga 1 gushti dhe përplas sërish drejtësinë me qeverinë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas përplasjes disa-mujore me qeverinë dhe vetë kryeministrin Edi Rama, qeverisja e gjyqësorit merr vendimin për pagat e magjistratëve në vend.

Në mbledhjen e kësaj të mërkure, anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor vendosën rritjen e pagës referuese të çdo gjyqtari në vend me 65.600 lekë, ose mbi 40% të pagës që kishin.

Sipas vendimit të KLGJ-së, të marrë me 9 vota pro dhe asnjë kundër, duke filluar nga 1 gushti i 2026, çdo pagë e gjyqtarëve do të rritet në vlerën e 222.425 lekë, nga 156.800 lekë që ishte më herët, plus shtesa e nivelit të kualifikimit 14.000 lekë.

Po ashtu, u miratua edhe propozimi për kompensimin e rritjes së munguar nga data 1 prill 2023 deri më 31 korrik të këtij viti.

Kjo është hera e parë që Këshilli i Lartë Gjyqësor ndërhyn për të rritur pagat e magjistratëve, të cilat kanë qenë gjithnjë të përcaktuara në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ndërhyrja e KLGJ-së erdhi pasi Kuvendi refuzoi të zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese në shkurt të 2026-ës, që rrëzoi ndryshimet ligjore të vitit 2023, që përcaktonin pagën e magjistratit sa 0.36% e pagës së Presidentit të Republikës, me argumentin se kishte ulje të fshehtë dhe kjo ishte antikushtetuese.

Këshilli i Lartë Gjyqësor shprehet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe përcaktoi rritjen e pagës së gjyqtarëve. Vendimi i KLGJ, i bazuar në arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese, sjell rritje të ndjeshme të pagave të magjistratëve, si dhe kompensimin për atë që u cilësua si “ulje e fshehtë”, e shkaktuar me ndryshimin ligjor të vitit 2023, ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në republikën e Shqipërisë’”.

Ky vendim i Këshillit të Lartë Gjyqësor pritet të sjellë polemika të reja mes institucioneve, pasi sipas ligjit, pagat mund të rriten vetëm nga Këshilli i Ministrave ose Kuvendi.

Sipas ekspertëve, Drejtoria e Thesarit duhet të miratojë çdo muaj pagat. Nëse listë-pagesa e re e gjyqtarëve, pas vendimit të KLGJ, është më e lartë se sa fondi i pagave të miratuara tashmë me ligjin e vjetër, krijohet përplasje.

Thesari nuk mund të paguajë më shumë para se sa janë parashikuar pa një vendim të qeverisë apo kuvendit, apo titullarit të institucionit.

 

Tags: gjyqtarërritjeRroga
Previous Post

E dhunojnë teksa filmonte në Kakome, të rinjtë çojnë në spital 46-vjeçarin pas goditjes me grushte

Next Post

Arrestohet Ergys Agasi

Lajm Lajm

Lajm Lajm

Next Post
Arrestohet Ergys Agasi

Arrestohet Ergys Agasi

TË FUNDIT

Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, vijon rreziku i banesave

Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, vijon rreziku i banesave

September 6, 2026
Penalltia e humbur dhe paraqitja e dobët, Mbappe nën kritika pas disfatës ndaj Betisit

Penalltia e humbur dhe paraqitja e dobët, Mbappe nën kritika pas disfatës ndaj Betisit

September 6, 2026
Sot dita e 99-të e revoltës! Protuestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Do të gjuajmë me vezë tek Parlamenti

Sot dita e 99-të e revoltës! Protuestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Do të gjuajmë me vezë tek Parlamenti

September 6, 2026
Sherri mes biznesmenëve në Vlorë, gjykata jep masat për të arrestuarit

Sherri mes biznesmenëve në Vlorë, gjykata jep masat për të arrestuarit

September 6, 2026
Dy “skifterë” shqiptarë grabisin shtëpinë e biznesmenes së njohur spanjolle, kapen mat nga pronarja (Video)

Dy “skifterë” shqiptarë grabisin shtëpinë e biznesmenes së njohur spanjolle, kapen mat nga pronarja (Video)

September 6, 2026
Zjarr në Çërrilë të Mallakastrës, përfshihen nga flakët sipërfaqe me pisha dhe ullishte

Zjarr në Çërrilë të Mallakastrës, përfshihen nga flakët sipërfaqe me pisha dhe ullishte

September 6, 2026
Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

September 6, 2026
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

September 6, 2026
Urrejtja ka arritur kulmin, Odesa drejt ndalimit të gjuhës ruse në arte

Urrejtja ka arritur kulmin, Odesa drejt ndalimit të gjuhës ruse në arte

September 6, 2026
Rama: Veliaj ishte talent, por e hëngri pushteti!

Rama: Veliaj ishte talent, por e hëngri pushteti!

September 6, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre, autori kapet pak minuta pas ngjarjes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL