Makina përfundon në barriera e shkatërruar

Formula 1

Makina përfundon në barriera e shkatërruar

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 15:28
Makina

Gara e Cmimit të Madh të Italisë në Formula 1, që po zhvillohet në pistën e Monza, është ndalur pas vetëm 3 xhirosh.

Në fund të xhiros së dytë, makina e pilotit monegask Charles Leclerc ka përfunduar jashtë piste.

Në kthesën e fundit, në të famshem “parabolica”, makina Ferrari e monegaskut përfundoi në barrierat mbrojtëse pas një impakti të fortë. Makina “kokëkuqe” thuajse është shkatërruar pas përplasjes me mbi 250km/orë.

Për fat, asnjë problem për pilotin, që ka dalë vetë nga makina e tij, por ka qëndruar disa minuta në zonën jashtë pistës. Ai u transportua me makinën e mjekëve në qendrën shëndetësore për analiza të mëtejshme.

Organizatorët e garës e ndalën menjëherë atë, pasi duhet sistemuar barriera mbrojtëse, e dëmtuar. Pilotët janë kthyer në bokse, me George Russell që kryeson garën, ndërsa Leclerc do ta shohë atë nga TV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat