Një tërmet me magnitudë 3.7 ballë është regjistruar pasditen e sotme në Qarkun e Fierit.
Lëkundjet sizmike janë ndier rreth orës 15:56 edhe në qytetet e Elbasanit dhe Lushnjes, duke shkaktuar shqetësim te banorët.
Deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa priten të dhëna të mëtejshme mbi epiqendrën dhe thellësinë e tërmetit.













