As Shkëndija nuk arriti ta thyejë rekordin e Struga TL!

Futboll

As Shkëndija nuk arriti ta thyejë rekordin e Struga TL!

Nga: K.G. Më: 6 shtator 2026 Në ora: 15:48
Struga TL

Sezoni i 35-të i PMFL-së në Maqedoninë e pavarur është në zhvillim.

Pas humbjes së Shkëndijës të premten ndaj Tikveshit me rezultat 1:3, madje si vendas, tashmë është e qartë se do të duhet të presim të paktën edhe një vit për të gjetur një ekip që do ta thyejë rekordin e Struga TL për tetë fitore në tetë ndeshjet e para të një sezoni.

“Shkëndija e nisi shumë mirë këtë sezon, me pesë fitore në pesë ndeshjet e para. Skuadra e drejtuar nga trajneri Artim Pollozhani ishte në formë të shkëlqyer, por Nfali Silla, me një het-trik, tregoi se nuk ka ekipe të pathyeshme. Kështu, tetovarët mbetën me startin “pesë nga pesë”.

Struga TL, në sezonin 2022/23, e drejtuar nga trajneri Srgjan Zaharievski, regjistroi tetë fitore në tetë ndeshjet e para. Në fund të atij sezoni, ajo fitoi titullin e parë kampion në historinë e klubit.

Gjithçka nisi në verën e vitit 2022 me fitoren ndaj Pobedës (3:0, vendas), ndërsa më pas erdhën fitoret ndaj Bregallnicës (0:1, mysafir), Rabotniçkit (2:1, vendas), Shkëndijës (0:2, mysafir), Sileksit (2:1, vendas), Brerës (0:3, mysafir), Shkupit (3:0, vendas) dhe Tikveshit (2:0, vendas).

Fundi i kësaj serie erdhi në Gjorçe, ku në javën e 9-të, Makedonija Gjorçe Petrov dhe Struga TL barazuan 1:1.

Kjo do të thotë se Struga TL vazhdon të mburret me rekordin për numrin më të madh të fitoreve radhazi në start të një sezoni në historinë e PMFL-së”, ka shkruar mediumi “Sportsport”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat