Isha në shock dhe nuk e kujtoj si e godita”. Kjo është një nga pjesët kryesore të dëshmisë së Sokrat Vatës në Gjykatën e Sarandës, ku ai u përball me akuzën për vrasjen e turistit portugez 20-vjeçar, Luis Miguel Varela Mendes, në Ksamil.
Vata ka mohuar se goditja ka qenë e qëllimshme, duke pretenduar se gjithçka ndodhi gjatë një përleshjeje dhe në kushtet e vetëmbrojtjes.
Sipas versionit të tij, konflikti nisi me një grup turistësh francezë që po qëndronin në lokal. Pas kërkesës për të ulur zhurmën, situata, sipas Vatës, u përshkallëzua me sharje dhe më pas në përplasje fizike.
Ai ka deklaruar se njëri prej turistëve kishte një thikë dhe se ia mori pasi e neutralizoi. Më pas, sipas tij, një tjetër turist e goditi me shkelm në nofull, duke e rrëzuar në tokë.













