Në ditën e 85-të të protestës qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës, përveç thirrjeve dhe sloganeve, protestuesit kanë përcjellë mesazhet e tyre edhe përmes pankartave.
Kritikat janë fokusuar te korrupsioni, kërkesa për ndryshim dhe kundërshtimi i zhvillimit të pakontrolluar urban dhe turistik.
“Shqipëria kërkon ndryshim, jo korrupsion me bekim”, shkruhet në një prej pankartave të mbajtura nga protestuesit.
Një tjetër pankartë i referohet ndërtimeve dhe zhvillimit të turizmit.
“Turizëm pa shkatërrim, jo beton mbi çdo kujtim”, thuhet në mesazhin e saj.
















