Një market në lagjen nr. 17 në Durrës është grabitur mesditën e sotme, ku një person ka marrë me forcë paratë që ndodheshin në arkën e biznesit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00. Pas grabitjes, autori është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur menjëherë kërkimet për kapjen e tij.
Autor është 26-vjeçari me inicialet F. S..
“Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 17, një shtetas ka marrë me dhunë një shumë parash nga kasa e një marketi dhe është larguar.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta, bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit F. S., rreth 26 vjeç, ku vijojnë kontrollet në zonë, me qëllim kapjen e tij.”– njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.













