Kaos në ring, ja kush e nisi

Boksi

Kaos në ring, ja kush e nisi

Nga: K.G. Më: 6 shtator 2026 Në ora: 16:21
Pamje

Përballja mes Antonio Plazibatit dhe Mory Kromah është caktuar për 12 dhjetor, në eventin COLLISION 10, në GelreDome të Arnhem-it.

Në lojë do të jetë titulli i kampionit të peshave të rënda të GLORY-t.

Antonio Plazibat (32 vjeç, 25-4) dhe Mory Kromah (27 vjeç, 38-3-1) nuk pritën deri në dhjetor për të filluar shkëmbimin e goditjeve.

Përballja zyrtare mes luftëtarit kroat të peshave të rënda dhe kampionit aktual të GLORY-t doli plotësisht jashtë kontrollit. U desh që sigurimi të ndërhynte dhe të vendosej mes tyre, për të parandaluar një përplasje më serioze fizike.

Plazibat dhe Kromah u ngjitën së bashku në ring gjatë eventit GLORY 109 në Rotterdam, për të promovuar duelin e madh për titullin e peshave të rënda, i cili do të zhvillohet më 12 dhjetor në GelreDome, Arnhem.

I pari në ring, për të paralajmëruar përballjen, hyri luftëtari kroat.

 “Mezi po pres nokautin e radhës. Do t’ju dhuroj juve, njerëz, një ndeshje fantastike, shumë dhunë dhe agresivitet, ndërsa do të synoj kokën e tij.”

Situata më pas u tensionua edhe më shumë, pasi kampioni aktual Mory Kromah filloi ta provokonte Plazibatin. Të dy u afruan dhe përballja verbale rrezikoi të shndërrohej në një përleshje fizike.

Për këtë arsye, sigurimi u detyrua të ndërhynte dhe t’i ndante dy luftëtarët.

Përballja e vërtetë do të zhvillohet më 12 dhjetor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat