Kjo është gruaja shtatzënë që u vra me armë zjarri në Malishevë në Kosovë natën e mbrëmshme.
Jetlira Foniqi 25-vjeç u gjet e plagosur së bashku me bashkëshortin e saj 26-vjeçar në dhomën e gjumit. Ajo nuk arriti të iu mbijetonte plagëve të marra, ndërkohë i plagosuri sipas QKUK-së, është në gjendje të rëndë.
Sipas informacioneve të deritanishme të raportuara nga mediat në Kosovë, dyshohet se bashkëshorti ka qëlluar me armë gruan e tij, e cila mbeti e plagosur rëndë dhe humbi më pas jetën rrugës për në spital.
“Njëra prej personave të pranuar, femër, 25-vjeçare, ka arritur në Qendrën Emergjente pa shenja jete, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Në vendngjarje, Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në ngjarje.













