Dy operacione policore në Tiranë kanë çuar në pranga dy persona, të dyshuar për 6 raste vjedhjeje gjatë 24 orëve të fundit.
Një 23-vjeçar dyshohet se, pavarësisht masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, ka kryer vjedhje në 5 subjekte, ndërsa një 31-vjeçar akuzohet për grabitjen me dhunë të dy varëseve të një gruaje.
Gjatë operacioneve u sekuestruan sendet e vjedhura dhe një sasi e dyshuar cannabis sativa.













