75 Mall Live Search
16:19 / E Diele, 06 Shtator 2026 / G T

Arritje pozitive, Enis Redzepi debuton me Stuttgartin II

Skuadra e Stuttgart II ka shënuar fitore 1:2 ndaj Wurzburger Kickers, e vlefshme për javën e katërt në 3 Liga në Gjermani.

Sot fatin të bënte debutim me skuadrën e dytë të Stuttgartit e kishte lojtari shqiptar, Enis Redzepi, shkruan Indeksonline

Redzepi u fut në lojë në minutën e 46’të dhe bëri një ndeshje shumë pozitive.

Ai u ndëshkua me një karton të verdhë, por që nuk e zbeh fare paraqitjen e tij.

Kujtojmë që Redzepi është vetëm 18-vjeçar dhe pjesë e grupmoshave të reja të Shqiëprisë./Indeksonline/