E martë, 15 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Helmimi i qytetarëve nga uji, kreu i Kishës së Fushë Arrëzit : Duhet transparencë! Njerëzit janë të shqetësuar

Ilustrim · Vizion Plus

Ka kaluar një javë që nga dita kur një fluks pacientësh përfunduan me simptoma helmimi në Qendrën Shëndetësore të Fushë-Arrëzit, por ende nuk është gjetur shkaku. Edhe pse dyshimet e para ishin për helmim nga uji, drejtoria e Ujësjellësit thotë se ende nuk e ka marrë një përgjigje nga strukturat e shëndetit publik. Nga ana tjetër, qytetarët kërkojnë të dinë nëse mund ta konsumojnë ujin që u vjen në rubinete si dhe kush do të mbajë përgjegjësi për atë që ndodhi.

Një reagim për situatën e krijuar, pati edhe Kisha Katolike përmes kreut te kësaj te fundit ne Fushe Arrez Frat Andreas Walterman

“Këtu në Fushë Arrëz është ndaluar për të pirë ujë nga rubineti sepse uji ishte me mikrobe dhe njerëzit u helmuan. Tani njerëzit na kanë pyetur nëse mund ta pijnë ujin nga çezam, por akoma jo. Duhet transparencë për të ditur situatën. Fushë Arrëzi është i njohur për ujë të mirë. Mund të apeloj në media që të jenë të përgjegjshëm tek uji dhe të jetë sa më shpejt me cilësi”, tha Frat Andreas Walterman, kreu i Kishës Fushë-Arrëz.

Të dielën e kaluar rreth 50 pacientë u paraqitën në Qendrën Shëndetësore të Fushë-Arrëzit me simptoma të helmimit, ndërsa fluks pati edhe gjatë ditëve në vijim. Banorët pretenduan se situata u shkaktua nga uji, çka bëri që bluzat e bardha të njoftonin strukturat e Shëndetit publik. Lidhur me këto pretendime ka nisur dhe një hetim policor, edhe pse ende pa përgjegjës.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh