E martë, 15 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Goditen shpërndarësit e drogës, operacion në Sarandë, kapet kanabis dhe kokainë

Ilustrim · Vizion Plus

Drejtoria e policisë së Vlorës ka finalizuar një operacion antidrogë në Sarandë ku janë lëshuar një numër i konsiderueshëm masash sigurie me vendim gjykate.

Burime bëjnë me dije se të gjitha masat janë ekzekutuar, personat janë arrestuar të gjithë dhe janë në akuzë për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Nga kontrollet janë gjetur sasi e konsiderueshme te lëndëve narkotike,kanabis dhe kokainë që ishin bere gati për t’u shitur ndersa jane sekuestruar edhe dy pistoleta.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se shpërndarësit e drogës përdornin kryesisht shëtitoren e sarandës ku pikasnin turistët e huaj.

Për të njëjtin hetim, pak kohë më parë janë arrestuar edhe tre persona të tjere me sasi të konsiderueshme kokaine.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh