Sporti

Ekskluzive: Llapi i Batatinës refuzon ofertën e Istrës për Arianit Hasanin

09/06/2026 12:14
nga:L J

Llapi ka refuzuar një ofertë nga klubi kroat Istra për talentin Arianit Hasani.

Sipas informacioneve të  GazetaBlic Sport, Istra ishte një nga klubet e para europiane që kishte bërë një ofertë konkrete për transferimin e Hasanit.

Klubi kroat kishte ofruar 150 mijë euro për transferimin e lojtarit, si dhe 20% të kartonit në rast të një rishitjeje të ardhshme.

Megjithatë, Llapi i Tahir Batatinës nuk ka pranuar ofertën e paraqitur nga klubi kroat dhe ka vendosur ta refuzojë atë.

Istra konsiderohet një prej klubeve të rëndësishme në Kroaci për zhvillimin dhe promovimin e talenteve, ndërsa në vitet e fundit ka realizuar shitje të lojtarëve të rinj për shifra milionëshe.

Në anën tjetër, Arianit Hasani vlerësohet si një prej lojtarëve më të mirë dhe më premtues të futbollit kosovar.

Një vendim interesant ky nga Llapi, duke marrë parasysh se Hasani është në vitin e fundit të kontratës me klubin kosovar. Ndërkohë, kampionati kroat në vazhdimësi nxjerr në pah talentët dhe gjithmonë shihet si një “trampolinë” e duhur për lojtarët ballkanas.

/GazetaBlic Sport