Daut Haradinaj ka qëndruar në Bajgorë të Shalës së Mitrovicës, ku ka shprehur ngushëllime për familjen Beqiri pas humbjes së një familjari, raporton GazetaBlic.
Haradinaj ka vlerësuar mikpritjen dhe traditën e banorëve të kësaj ane, duke kujtuar njëkohësisht kontributin dhe sakrificën e luftëtarëve të Shalës së Bajgorës për lirinë e Kosovës.


