Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka theksuar se ardhja e VV-së në pushtet është rezultat i votës dhe besimit të qytetarëve, duke e cilësuar çdo përpjekje për ta paraqitur atë si rezultat të dhunës si deformim të së vërtetës, raporton GazetaBlic.
Kërçeli ka kërkuar që institucionet e sigurisë dhe organet kompetente t’i trajtojnë seriozisht thirrjet për dhunë dhe kërcënimet ndaj institucioneve, duke theksuar se demokracia mbrohet “me argumente, me votë dhe me institucione, jo me dhunë”.
Reagimi i plotë:
Në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje! ka ardhur përmes votës dhe besimit të qytetarëve, nëpërmjet një procesi demokratik.
Prandaj, çdo përpjekje për ta paraqitur ardhjen e saj në pushtet si rezultat të dhunës është deformim i së vërtetës dhe shtrembërim i realitetit politik.
Po ashtu, çdo thirrje për dhunë, kërcënim ndaj institucioneve, duhet të merret seriozisht. Institucionet e sigurisë dhe organet kompetente duhet t’i trajtojnë këto raste dhe, kur ka bazë ligjore, t’i ftojnë në përgjegjësi personat që bëjnë thirrje të tilla.
Demokracia mbrohet me argumente, me votë dhe me institucione, jo me dhunë.


