Lajme

Aksidenti në Loxhë të Pejës, vdes personi i cili po trajtohej jashtë Kosovës

09/06/2026 09:30
nga:Genita C

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku të ndodhur më 18 gusht në Loxhë të Pejës.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti kishte ndodhur rreth orës 07:29, në mes të dy automjeteve, të cilat drejtoheshin nga persona të gjinisë mashkullore.

Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit kishin pësuar lëndime trupore. Njëri prej të lënduarve ishte dërguar jashtë Kosovës për trajtim mjekësor, por, për shkak të plagëve të rënda, më 4 shtator ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë, pas pranimit nga autoritetet e shtetit ku kishte marrë trajtim, do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.